Moti sot me temperaturat prej -3 deri në 12 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim transmeton.