Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërkaq gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë rrebeshe të izoluara në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat maksimale do të arrijnë në 33 gradë Celsius.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10 – 40 km/h.