Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ndërkaq gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga pesë deri në nëntë gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 25 deri në 27 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova përcjell Gazeta Stop.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-53 km/h.