Këtë të premte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat parashihen të lëvizin nga 0 deri në 18 gradë Celsius.
“Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK-ja.