Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në Kosovë sot do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat mbeten pothuajse konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Në Prishtinë temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius, e në Prizren dhe Gjakovë parashikohet temperaturat të shkojnë deri në 34 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP.