Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur parashikimin e motit për ditën e enjte.
Sipas IHMK-së, mbi Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, transmeton www.gazetastop.com
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në pesë metër për sekond.