Moti sot me temperatura deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimale do të arrijnë në 33 gradë Celsius.

“Të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.