Mbi Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Këto vranësira parashihet të sjellin edhe riga shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi një deri në tetë metër për sekond.