Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.
Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.