Moti sot me temperatura deri në 11 gradë

Në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe periudha me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0 gradë deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimat e ditës do të lëvizin nga 8 gradë Celsius e deri në 11 gradë.

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metër për sekond”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.