Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë, ndërkaq maksimalet do të jenë nga 6 deri 9 gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
