Moti sot me temperatura deri 20 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.