Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, me reshje shiu dhe borë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave relativisht të ftohta e që vijnë nga ana veriperëndimore e kontinentit.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbizotërojë deri më 18 apo 19 mars e më pas parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave.
“Parashihet të kemi rënie në fushat barike dhe ato termike dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve fizike parashihen reshje shiu dhe bore. Borë kryesisht në viset mbi 800m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë. Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdoj deri me datën 18 apo 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, ndërsa pjesëmarrësve në trafik ju këshillohet kujdes i shtuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, njofton IHMK.