Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, të pranishme që nga orët e para të mëngjesit.
Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë deri në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite do të jenë më të izoluara.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 16 deri në 41 kilometrash në orë.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet do të luhaten prej 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14 gradë Celsius.