Moti sot me diell në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte (23/06/2023), do të mbajë mot kryesisht me diell në Kosovë.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë celsius.