Moti sot me diell e vranësira me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira që parashihen të sjellin reshje shiu.

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të dobët.

“Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor”, thuhet në njoftim.

Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius, ndërsa minimalet deri në 11 gradë Celsius.