Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.