Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve, ndërsa IHK njofton se java e ardhshme parashihet me reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.