Moti sot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat maksimale sipas këtij instituti do të jenë nga 5 deri në 7 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 7°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.