Moti sot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

“Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.