Gjatë së dielës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik vende-vende parashihet edhe riga shiu dhe fjolla bora.
Në njoftimin e IHMK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, përcjell Gazeta Stop.
Në mëngjes përrreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasesit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.