Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, në vendin tonë do të mbajë mot thuajse i ngjashëm me të shtunës, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.
“Edhe të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës”, thuhet në njoftim.
“Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, kurse në disa zona do të ketë kushte për shkarkime rrëfesh”.