Të hënën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 e 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 e 26 gradë celsius.
“Era do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së të hënën.