Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë.
Sipas institutit, indeksi UV mbetet i lartë, kështu që këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, kujdes nga rrezet e diellit të orëve të mesditës.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, thuhet në njoftim.