Moti sot i vranët e me diell, temperaturat deri në 19 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobeta shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga tre e deri në gjashtën gradë Celsius, derisa ato maksimalet lëvizin nga 16 e deri në 19 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi një e deri në katër metër për sekond”, thuhet në njoftim.