Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 15 gradë, njofton MeteoKosova.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 14-32 km/h. /Gazeta Stop/