Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe me fjolla të dobëta bore.
Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, përcjell Gazeta Stop.
“Të dielën mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
