Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, të dielën.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me anë të një njoftimi thotë se temperaturat minimale pritet të jenë nga 4°C deri 6°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.