Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vikendi pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm.
E diela sipas institutit parashikohet të jetë kryesisht me vranësira, intervale me diell dhe temperatura të ulëta, të shoqëruara me ngrica dhe mjegull në disa zona.
“Kjo situatë meteorologjike është rezultat i masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa perëndimore e kontinentit”, thuhet në njoftim.
Instituti ka bërë me dije se të dielën moti do të jetë i vranët me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -2°C, kurse maksimalet nga 1 deri në 4°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.