Moti sot i ndryshueshëm

Gjatë ditës së sotme në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e pasdite parashihen reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius. 

“Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-12m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit shpejtësia maksimale e ajrit mund të arrijë deri 18m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.