Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
IHK njofton se vranësirat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.