Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.