Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.