Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se dita dielë do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe relativisht e qetë.
Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje.
Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.