Moti soi i vranët dhe me shi e borë

Të dielen mbi Kosovë, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, në sasi të pakta.

Siç raporton Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 dhe 60 kilometër në orë, përcjell Klankosova.tv

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, ku fillimisht gjatë mëngjesit minimalet do të lëvizin prej tre deri në tetë gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej pesë deri në 10 gradë Celsius.

Në orët vijuese temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, duke zbritur prej zero deri tre gradë Celsius në shkallë vendi.