Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Kosovë do të mbaj mot pjesërisht i vranët dhe me diell.
Temperaturat minimale do të sillen nga 4 deri në 8 gradë, kurse maksimalet e ditës do të sillen nga 20 deri në 25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Parashikimi i motit për pesë ditë:
E hëne- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
E marte – Mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
E mërkurë- Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius..
E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.