Moti për sot i vranët dhe me diell

Në Kosovë të premten do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.