Gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Nesër fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet. Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.