Moti për sot

Gjatë ditës së shtunë, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat priten të lëvizin nga minus 2 gradë Celsius, deri në 5 gradë Celsius.

Njoftimi i IHMK-së për motin gjatë ditës së diel:

Do të mbajë mot kryesisht i vranët .Temperaturat minimale pritet të jenë nga -2 deri 0°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.