Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur do të vazhdojë të mbajë këtë situatë të qetë meteorologjike
“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike. Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu. Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHK-ja bën të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.