Moti për pesë ditët e ardhshme, minimalja deri në -7 gradë

Ditët e fundit të nëntorit do të shoqërohen me mot të ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme do të ketë mot me diell, vranësira, riga shiu e reshje bore.

Temperaturat minimale do të qarkullojnë nga 0 gradë Celsius dhe deri minus shtatë gradë Celsius. Kurse, maksimalet do të shkojnë deri në 10 gradë Celsius.

Parashikimi i plotë i motit:

-E hëne- Mot me diell dhe vranësira mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore . Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot kryesisht  i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius..

E enjte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

E premte- Mot i vranët  dhe vende-vende me riga shiu. Parashihet të jetë dita më e nxehtë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes  dhe jugperëndimit e lehtë deri  mesatare.