Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar java e katërt e nëntorit parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Siç njoftoi IHMK-ja, të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 6-10 gradë.
“Të martën. Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe me riga lokale shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale dhe do të krijoj vështirësi në komunikacion. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius”, thuhet në njoftim.
Sipas Institutit, edhe gjatë së mërkurës do të mbajë mot i ngjashëm, por me rritje të lehtë të temperaturave. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet rreth 11-14 gradë. Për të enjten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 8-11 gradë.
“Të premten. Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, thuhet tutje në njoftim.