Moti në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten do të jetë i qetë dhe nuk parashihet ndonjë reshje, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3 dhe minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 7-11 gradë Celsius.

“Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet nga IHMK.