Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot me diell sot në Kosovë.

Temperaturat do të arrijnë në 25-27 gradë celsius.

“Do të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHK.