Moti me vranësira

Në Kosovë sot do mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

Temperatura minimale do të jetë me 2 gradë celsius, dhe ajo maksimale me 11 gradë celsius.