Moti me temperatura deri në 5 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në njoftimin e IHMK-së, shkruan se temperaturat minimale pritet të jenë nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3 e deri 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekond.