Moti me temperatura deri në 36 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi Kosovë, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 dhe 36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekondë.