Moti me temperatura deri në 33 gradë

Në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Sipas parashikimit të IHMK-së kjo javë do të jetë më e freskët sesa java e kaluar.