Moti me temperatura deri në 32 gradë

Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s