Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të vijoj edhe për gjatë këtyre ditëve dhe kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë.
IHK njofton se të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.
Indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.